image Giresse viziton stadiumin “Fadil Vokrri”, Kampin në Hajvali dhe selinë e FFK-së

Futboll

Giresse viziton stadiumin “Fadil Vokrri”, Kampin në Hajvali dhe selinë e FFK-së

news image

Pas prezantimit para mediave si përzgjedhës i ri i Kosovës, trajneri francez, Alain Giresse, në shoqëri të presidentit Agim Ademi, nënkryetarit Bakir Burri, drejtorit të ekipit kombëtar, Muharrem Sahiti dhe menaxherit Bajram Shala, ka vizituar Kampin Edukativ Nacional në Hajvali, stadiumin “Fadil Vokrri” dhe selinë e FFK-së.

Gjatë këtyre vizitave Giresse është njoftuar nga presidenti Ademi me punimet e kryera dhe ato që do të vazhdojnë të kryhen në të ardhmen, me qëllim të krijimit të kushteve sa më të volitshme për ekipet kombëtare.

Ai është shprehur i lumtur me atë çfarë ka parë dhe ka përgëzuar drejtuesit e FFK-së që për një kohë kaq të shkurtër pas anëtarësimit në UEFA e FIFA kanë arritur në një nivel të tillë të infrastrukturës.

Po ashtu, Giresse së bashku me presidentin Ademi kanë bërë homazhe edhe tek shtatorja e legjendës, Fadil Vokrri, për të cilin përzgjedhësi i ri i Kombëtares së Kosovës ka thënë se ka pasur një lidhje shumë të fortë miqësore.

/GazetaSinjaliSporti/