image Giorgio Armani u dhuron 1.25 milionë euro spitaleve në Itali për ta luftuar koronavirusin

Rajon

Donacion/ Giorgio Armani u dhuron 1.25 milionë euro spitaleve në Itali për ta luftuar koronavirusin

news image

Giorgio Armani ka dhuruar 1.25 milionë euro për spitalet dhe institucionet italiane, të cilat po luftojnë ndaj koronavirusit, transmeton Gazeta Sinjali.

Spitalet “Luigi Sacco”, “San Raffaele” dhe “Istituto dei Tumori” në Milano si dhe ‘Istituto Lazzaro Spallanzani’ në Romë do të përfitojnë nga donacioni. 

Kjo shumë gjithashtu do të mbështesë edhe aktivitetet e mbrojtjes civile të vendit, ‘Protezione Civile’.

Ky njoftim është bërë të dielën në mbrëmje, pasi numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Itali ka arritur në 7 mijë e 375, ndërsa në 24 orët e fundit 133 persona kanë vdekur nga kjo sëmundje.

Përveç Armanit, edhe kompani të tjera kanë dhuruar shuma parash për luftimin e koronavirusit, si Bulgari, i cili bëri një donacion për departamentin e kërkimit të ‘Istituto Lazzaro Spallanzani’ në Romë, një nga ekipet e para mjekësore që izoloi ADN-në e sëmundjes vdekjeprurëse.

Ky donacion i lejoi spitalit të blinte një sistem të imazhit mikroskopik, thelbësor për të avancuar studimin që do të çojë në parandalimin dhe trajtimin e virusit. Kjo makinë është kap shumën rreth 100 mijë euro./Gazeta Sinjali/