image Giorgia Meloni betohet si kryeministre e Italisë

Botë

Giorgia Meloni betohet si kryeministre e Italisë

news image

Giorgia Meloni, është betuar sot si kryeministrja e parë femër e Italisë. Kështu, ajo i ka dhënë partisë së saj një nivel pushteti që ka qenë i paarritshëm për forcat e tjera të ekstremit të djathtë në Evropën Perëndimore.

Ceremonia e betimit u zhvillua në pallatin presidencial të Italisë, ndërsa kabineti i saj pritet të miratohet në një votëbesim parlamentar në fillim të javës së ardhshme.

Kujtojmë se partia e Giogia Melonisë “Vëllezërit e Italisë” është në koalicion qeverisës me “Forza Italia” të Silvio Berlusconit dhe Matteo Salvinin e “Lega”.

Ndërsa, javën e kaluar rrodhën disa audio ku treguan se Berlusconi ka marrë si dhuratë për ditëlndje 20 shishe vodka dhe një “letër shumë të mirë” nga presidenti rus, Vladimir Putin.

Rrjedhjet treguan gjithashtu se Berlusconi ofronte një narrativë miqësore ndaj Kremlinit për luftën në Ukrainë, duke thënë se Putini kishte nisur me ngurrim “operacionin special” në përgjigje të vullnetit popullor, me shpresën për të instaluar “udhëheqës më të arsyeshëm” në Kiev.

Pas kësaj, Meloni u përgjigj duke thënë se kushdo që nuk pajtohet me parimet atlantike dhe evropiane të Italisë nuk do të jetë pjesë e qeverisë, qoftë me koston e mosformimit të saj./CNN/

/GazetaSinjali/