image Gigi Hadid konfirmon se i është rikthyer lidhjes me Zayn Malik

Showbiz/ Gigi Hadid konfirmon se i është rikthyer lidhjes me Zayn Malik

news image

Gigi Hadid ka konfirmuar se i është rikthyer lidhjes së saj me Zayn Malik, përmes një postimi që ka bërë në rrjetin social Instagram, shkruan Gazeta Sinjali.

Hadid dhe Malik kanë nxitur thashethemet se janë pajtuar kur u panë tash së fundi dy herë së bashku në New York City në fillim të këtij viti, por mjaftoi postimi i fundit i Gigit në Instagram për të konfirmuar gjithçka.

“Pranë shtratit” ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë së saj ku shihet duke u përkëdhelur me Malik.

Natyrisht Gigi nuk do publikonte fotografinë e ish të dashurit të saj nëse nuk do ishin përsëri bashkë.

Në lidhje me atë se çfarë ishin duke bërë çifti, mësohet se herën e parë kur ata u panë së bashku gjatë vikendit në muajin e kaluar ishin duke shkuar në ditëlindjen e 56-të të nënës së Gigi-t, ndërsa të nesërmen ata u panë duke dalur për të festuan ditëlindjen e 27-të të Zayn-it.

Sipas asaj që shkruajnë mediet e huaja, Gigi duket se ka vendosur t’i jap Zayn-it një shans tjetër./Gazeta Sinjali/