Getoar Selimi i njohur me emrin artistik si Ghetto Geasy, është njëri prej rep-artistëve më të përfolur shqiptar.
Reperi krahas muzikës është tejet aktiv edhe në rrjetet sociale, në të cilat numëron mijëra ndjekës, transmeton Gazeta Sinjali.
Së fundmi në profilin e tij në Instagram, artisti ka publikuar një fotografi që e ka shoqëruar me mbishkrimin “unë jam ndryshe”. Geti ka marrë komente të shumta nga ndjekësit në këtë imazh, të cilët nuk kanë hezituar t’i thonë atij fjalët më të mira.
Ndryshe, “Moti” në bashkëpunim me Onatin dhe Shaolin Gang është projekti i fundit muzikor i Ghetto Geasyt. Kënga është publikuar në muajin tetor dhe deri më tani numëron mbi dy milionë klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/