image Getinjo tregon arsyen e çuditshme përse kërceu nga kati i katërt

Bota e Yjeve

Getinjo tregon arsyen e çuditshme përse kërceu nga kati i katërt

news image

Reperi Getinjo emri i vërtetë i të cilit është Getoar Aliu, është bërë i njohur tashmë për tregimin e historive të çuditshme në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

Gjatë pasdites të së shtunës, ai ka bërë një tjetër rrëfim të veçantë për banorët duke kujtuar një ngjarje nga fëmijëria.

Bëhet fjalë për kohën kur familja e tij ishte e shpërngulur në Gjermani, duke kujtuar momentin kur vendosi të hidhet nga kati i katërt i objektit ku banonin.

Ai tha se ishte mashtruar si fëmijë për ta bërë këtë gjë, pasi kishte blerë një palë atlete, të cilat në reklamën e tyre shfaqnin një fëmijë që binte me to nga lartësitë dhe mbijetonte.

“Kam qenë fëmijë, kam pas kërcyer prej katit të katërt. I kam pas blerë një palë atlete, dhe në reklamë kur i mbathte ai fëmija nxjerrte avull dhe fluturonte fëmija. E ka pas shtyrë babain për të mi blerë dhe mi ka pas blerë. Midis qytetit e kemi pasur banesën në Gjermani, kam hapur dritaren dhe jam hedhur. Ishte bërë shumë e madhe në atë kohë”, ka rrëfyer Getinjo në BBVK.

/GazetaSinjali/