image Getinjo thotë se kemi dështuar si epokë: Me na matë Zoti me metër, asnjëri s’jemi tamam

Bota e Yjeve

Showbiz/ Getinjo thotë se kemi dështuar si epokë: Me na matë Zoti me metër, asnjëri s’jemi tamam

news image

Reperi i njohur shqiptar, Getinjo, është një personazh mjaft i ndjekur në rrjetet sociale. Ndonëse në të shumtën e rasteve, ai preferon të publikojë imazhe nga përditshmëria apo aktivitetet muzikore, së fundmi Getinjo vendosi që përmes disa shkrimeve në InstaStory, të shprehë mllefin e tij lidhur me mënyrën se si po jetohet jeta në ditët e sotme.

“S’di pse kemi dështuar si epokë, pare ka shumë në botë, ama kënaqësia është e thyer”, ka shkruar ai në një postim.

Më pas, ai vazhdon të thotë se gjithçka po bëhet për t’u dukur bukur në rrjetet sociale, ndërkohë që realiteti është krejt tjetër.

“Me rëndësi me u duk mirë në Instagram…me kallzu që mirë po vishesh e mirë po ha…nuk lutemi për shëndet por ishalla dikush ‘like’ na e bën …me na mat Zoti me metër, asnjoni s’jemi tamam! Edhe njeri mos beso krejt çka sheh…se kripa është e bardh amo nuk është sheqer. Qoje njo”, ka shkruar tutje Getinjo në InstaStory.