Rasti i dhunimit i të miturës 11-vjecare nga pesë persona ka tronditur tërë Kosovën. Për rastin në fjalë ka pasur edhe shumë reagime të shumta nga fytyrat publike në vend, ku i fundit ka reaguar edhe reperi Getinjo në rrjetin social Instagram.
Ai përmes një instastory ai është shprehur se dhunimi është i paarsyeshëm, duke bërë thirrje për ruajtjen e fëmijëve, vetës, po më së shumti nderin.
“O njerëz të dashur! Leni bre komentet dhe postimet e tipit ‘Kqyre qysh vishet, kqyre qysh lyhet e sene-rende’, o jarana, o shoqëri, nuk janë këto arsye – palidhje po i shkruani. Përdhunimi është i paarsyeshëm, pikë! Mos ju rastistë kurrë në familje se keni për ta parë dhe ndjerë vet. Ruaje fëmijën, ruaje veten, po më së shumti ruaje nderin”, ka shkruar në InstaStory reperi i hitit “Lavire”.
Ndryshe, ai i ka bërë thirrje Kryeministrit të vendit, Albin Kurtit që të legalizohen shtëpitë publike në Kosovë, kjo do të ishte zgjidhje për personat që vuajnë nga problemet seksuale.
“Albin Kurti, ndoshta dukuria negative ‘dhunim’ nuk ndalet përgjithmonë, por i sigurt jam që do të rraohet esktrem. Lejo shtëpinë publike, njerëzit që kanë probleme seksuale paguajnë dhe shkojnë shfryhen! Të kërkoj falje që të bëra tak (etiketim), por kryeministër të kam”.
Për rastin e dhunimit kanë reaguar edhe shumë artistë të njohur në vend si: Dafina Zeqiri, Enca Haxhia, Tuna Sejdi e të tjerë.