image “Dilni nga shtëpitë, lërini dritaret hapur”, paralajmërimi, çfarë do ndodhë nesër në Durrës

Shqipëri

“Dilni nga shtëpitë, lërini dritaret hapur”, paralajmërimi, çfarë do ndodhë nesër në Durrës

news image

Banorëve të lagjes 13 në Durrës ju ka ardhur një paralajmërim nga ana e IKMT-së, e cila ju kërkon që nesër ngas ora 12:00 deri në orën 16:00 të dalin nga shtëpitë, si dhe të lënë dritaret hapur dhe të ulin televizorët dhe çdo gjë tjetër në tokë.

Njoftimi i IKMT-së, vjen pasi nesër në zonën e plazhit do të kryhet një shpërthim i kontrolluar në një pallat 6 katësh, i planifikuar për tu shembur pasi është dëmtuar shumë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019-të.

Në zbatim të vendimit të këshillit bashkiak dhe ekspertizës së thelluar të Institutit të Ndërtimit Tiranë, Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit Durrës (IMT) në bashkëpunim me Inspektoriatin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) dhe forcat xheniere të ushtrisë Ministria e Mbrojtjes Tiranë kanë planifikuar prishjen me shpërthim të kontrolluar të pallatit 6 katësh, ADC, në lagjen 13 Plazh, në njësinë administrative nr.5, rruga “David Selenica”, Nr.18, Durrës.

Për arsye sigurie njoftojmë të gjithë banorët e banesave dhe bizneset që ndodhen pranë këtij pallati që ditën e martë, datë 10 maj 2022, nga ora 12.00 deri në orën 16.00 të jenë të larguar nga banesat dhe subjektet e tyre dhe të marrin masa duke lënë hapur dritaret dhe dyert e banesave dhe subjekteve të tyre, të ulin në dysheme televizorë, kompjuter si dhe çdo pajisje tjetër që e shohin të arsyeshme. Shpërthimi do të kryhet në orën 14.00″, thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/