Getoar Selimi është njëri ndër rep-artistët më të përfolur shqiptar.
Që nga koha kur u martua me moderatoren e njohur shqiptare, Marina Vjollcën, ai u shpërngul për të jetuar në Shqipëri.
Sot Shqipëria rreth orës 16:00 përjetoi tri tërmete të fuqishme, ku mbetën disa persona të lënduar e shumë ndërtesa të dëmtuara.
Anipse tërmeti krijoi panik te qytetarët e Shqipërisë, siç duket kjo nuk i ka bërë përshtypje artistit.
Ai ka thënë se tërmetin e ka shkaktuar Luana Vjollca, përmes një komenti në rrjetin social Instagram, transmeton Gazeta Sinjali.
“Ti e paske bo termet”, shkroi Geti, përderisa Luana duke qeshur tha “se dija qe ka rene kur e postova.”
Tërmeti kishte epiqendrën në Detin Adriatik, gjashtë kilometra larg Durrësit. Ky tërmet është ndier edhe në Kosovë e tetë vende të tjera të rajonit./Gazeta Sinjali/