Reperi Getoar Selimi momentalisht është duke i shijuar pushimet në Abu Dhabi të Dubait, së bashku me gruan e tij, prezantuesen Marina Vjollca.
Një ndër vendet që ata kanë zgjedhur të vizitojnë në këtë qytet, është edhe xhamia e madhe e Sheikut Zayed.
Siç, edhe e kërkon tradita, Marina për të hyrë në xhami ka vendosur një shami, ndërsa Geti është veshur si sheik.
“Unë dhe princesha ime”, ka shkruar Geti në foton që ka postuar në Instagramin e tij.
Bashkë me ta, në Abu Dhabi është edhe motra e Marinës, prezantuesja dhe këngëtarja shqiptare Luana Vjollca, e cila postoi disa foto nga Dubai, gjithashtu./Gazeta Sinjali/