image Gërxhaliu pasi i kaloi mandati: Pyeteni Albulenën pse nuk është vazhdu

Kosovë

Gërxhaliu pasi i kaloi mandati: Pyeteni Albulenën pse nuk është vazhdu

news image

Drejtorit të Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, nuk i është vazhduar mandati i dytë si drejtor i këtij instituti, shkruan Gazeta Sinjali.

Gërxhaliu në një prononcim për Sinjalin ka thënë se që nga 28 gushti atij i ka kaluar mandati i parë që nga ajo kohë nuk ia kanë vazhduar të dytin.

“Me 28 gusht më ka kaluar mandati i parë edhe nuk kam ndonjë njoftim, por meqenëse prej shërbyesve civil kemi kaluar në shërbyes publik nuk po bojka kinse me u vazhdu mandati”.

“Jo jo mua më ka kaluar mandati i parë. Unë jam në shtëpi”, ka thënë ai për Sinjalin.

I pyetur se a e di se pse nuk mund t’i vazhdohet mandati i dytë si drejtor i institutit ai ka thënë: “Veteni Albulenën nalt pse”, ka thënë ai.

Tutje ai ka treguar se fillimisht në krye të kësaj pozite ishte vendosur Musa Gashi, kurse tash ushtruese e detyrës është Flutura Gogaj.

“Njëherë e kanë emëruar koordinatorin e punëve Musa Gashi për nja 4-5 ditë, më pas e kanë bërë u.d. Flutura Gogaj”, ka shtuar ai për Sinjalin.

Departamenti i Mjekësisë Ligjore është themeluar në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.

/Gazeta Sinjali/