image Përfundojnë gërmimet në veri të Mitrovicës, IML nuk gjen asnjë mbetje mortore

Sociale

Përfundojnë gërmimet në veri të Mitrovicës, IML nuk gjen asnjë mbetje mortore

news image

Instituti i Mjekësisë Ligjore ka zhvilluar sot gërmime në varrezat e myslimanëve në veri të Mitrovicës, me qëllim të gjetjes së mbetjeve mortore, raporton Gazeta Sinjali.

Këto gërmime që filluan në orën 09:00, përfunduan vetëm tre orë e gjysmë më vonë, në 12:30.

Drejtori i IML-së, Arsim Gërxhaliu, tha për Gazetën Sinjali se këto gërmime u mbyllën dhe se ekspertët e këtij instituti nuk gjetën asnjë mbetje mortore.

Gërxhaliu bëri të ditur se ky institut do të fillojë gërmimet për gjetjen e mbetjeve mortore në Kizhevak të Serbisë më 5 maj të këtij viti./Gazeta Sinjali/