image Varrezat masive, Gërxhaliu: Kemi gjetur pjesë të trupave në distancë prej 500 km

Sociale

Varrezat masive, Gërxhaliu: Kemi gjetur pjesë të trupave në distancë prej 500 km

news image

Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, ka dhënë detaje nga hulumtimet e deritanishme për gjetjen e varrezave masive dhe identifikimit të trupave në Kosovë.

Gërxhaliu ka thënë se ka pasur edhe rast kur një pjesë e trupit është gjetur 500 kilometra larg pjesës tjetër, gjë e cila, sipas tij, ka ndodhur me qëllim të humbjes së gjurmëve.

“Një pjesë të trupit e kemi gjetur në poligonin e gjuajtjes në Prizren dhe pastaj pjesë tjetër në Vërmicë e pjesë të tjera në distanca prej 500 kilometrave”, ka thënë në Kanal 10.

Ndryshe, të pagjeturit vazhdojnë të mbeten një temë e dhimbshme për familjarët e tyre edhe 21 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, pasi ende nuk dihet për fatin e më shumë se 1 mijë e 600 personave të pagjetur, e për të cilët dyshohet të jenë fshehur në varreza masive në Serbi./Gazeta Sinjali/