image Gërvalla takon diplomaten amerikane, flet për sigurinë në Ballkan

Politikë

Gërvalla takon diplomaten amerikane, flet për sigurinë në Ballkan

news image

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, ka takuar ambasadoren amerikane në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas Greenfield.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Gërvalla njoftoi se temë bisede me ambasadoren amerikane ishte kriza aktuale e sigurisë dhe ndikimi i mundshëm i saj në Ballkanin Perëndimor.

 “Ishte kënaqësi të shkëmbenim mendime rreth krizës aktuale të sigurisë dhe efekteve të saj të mundshme të përhapjes në Ballkanin Perëndimor”, shkroi ajo.

Nga ana tjetër, Thomas-Greenfield është shprehur mirënjohëse për kontributin e Kosovës në mikpritjen e refugjatëve afganë, si dhe përkrahjen që po e jep tash për popullin e Ukrainës.

Kënaqësi të takoja zëvendëskryeministren dhe ministren e Jashtme, Donika Gërvalla-Shëarz. I shpreha vlerësimin tim për ndihmën e Kosovës në mikpritjen e afganëve që kishin nevojë – dhe mbështetjen e popullit të Ukrainës gjatë pushtimit brutal të Rusisë”, ka shkruar ambasadorja amerikane.

Ndryshe, Gërvalla po qëndron në New York, ku do ta përfaqësojë Kosovën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Në mbledhjen e sotme do të shqyrtohet raporti i radhës së Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonie Gueterres rreth punës së UNMIK-ut, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit nga MPJD, Gërvalla pritet të flasë rreth progresit të arritur në vend, qasjes së Serbisë dhe rreziqeve që i kanosen rajonit pas agresionit ushtarak të Federatës Ruse në Ukrainë.

Në këtë takim do të marrë pjesë edhe Shqipëria, e cila që nga janari i këtij viti është zgjedhur për herë të parë anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për periudhën kohore 2022-2023.

/GazetaSinjali/