image Gërvalla takon ambasadorin norvegjez në Kosovë, shpreh shqetësimet lidhur me dialogun

Kosovë

Gërvalla takon ambasadorin norvegjez në Kosovë, shpreh shqetësimet lidhur me dialogun

news image

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, në këtë takim Gërvalla ka falënderuar ambasadorin për ndihmën në sigurimin e vaksinave antiCOVID.

“Ndihma e Norvegjisë është shumë e çmuar për Kosovën. Falënderim të veçantë meritojnë përpjekjet aktuale të shtetit norvegjez për sigurimin e vaksinave për qytetarët e Kosovës dhe formave të tjera të ndihmës konkrete rreth pandemisë”, është shprehur Ministrja Gërvalla.

Po ashtu, në këtë takim është folur për procesin e normalizimit të raporteve me Serbinë, ku kryediplomatja kosovare ka ngritur shqetësimin rreth mungesës së transparencës në procesin e deritanishëm./Gazeta Sinjali/