image Gërvalla takohet me kryetarin e Bujanocit, flasin për diskriminimin e shqiptarëve në Serbi
[wp-story id="814678"]

Politikë

Gërvalla takohet me kryetarin e Bujanocit, flasin për diskriminimin e shqiptarëve në Serbi

news image

Ministrja e Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Donika Gërvalla – Schwarz, është takuar me kryetarin e Bujanocit, Nagip Arifi, shkruan Gazeta Sinjali.

Arifi ka thënë se e ka njoftuar Gërvallën “për gjendjen politike, sociale e ekonomike të qytetarëve dhe diskriminimin e vazhdueshëm nga shteti serb në arsim, zhvillim ekonomik, shëndetësi“.

U dakorduam që bashkëpunimi jonë të vazhdojë edhe në të ardhmen deri në gjetjen e zgjidhjes së problemeve”, ka shkruar Arifi.

Kryediplomatja e Kosovës do ta vizitojë edhe komunën e Preshevës.

/GazetaSinjali/