Ministrja e Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Donika Gërvalla – Schwarz, është takuar me kryetarin e Bujanocit, Nagip Arifi, shkruan Gazeta Sinjali.
Arifi ka thënë se e ka njoftuar Gërvallën “për gjendjen politike, sociale e ekonomike të qytetarëve dhe diskriminimin e vazhdueshëm nga shteti serb në arsim, zhvillim ekonomik, shëndetësi“.
“U dakorduam që bashkëpunimi jonë të vazhdojë edhe në të ardhmen deri në gjetjen e zgjidhjes së problemeve”, ka shkruar Arifi.
Kryediplomatja e Kosovës do ta vizitojë edhe komunën e Preshevës.