image Gërvalla takohet me Clintonin: Kosova kurrë nuk do të harrojë se ai na shpëtoi nga gjenocidi

Politikë

Gërvalla takohet me Clintonin: Kosova kurrë nuk do të harrojë se ai na shpëtoi nga gjenocidi

news image

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla – Schwarz, është takuar me ish-presidentin, Bill Clinton, gjatë vizitës së saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po qëndron bashkë me presidenten Vjosa Osmani.

Ajo publikoi një fotografi nga takimi dhe tha se ishte nder i madh të takohej me Clintonin, me të cilin njoftoi se ka diskutuar për ngjarjet aktuale dhe çështjet ndërkombëtare.

Gërvalla tha se Kosova kurrë nuk do të harrojë që ishte Clinton ai që shpëtoi kosovarët nga gjenocidi i vazhdueshëm serb.

“Kosova kurrë nuk do të harrojë se ai vendosi të shpëtojë njerëzit tanë nga gjenocidi i vazhdueshëm. Bill Clinton do të ketë përgjithmonë një vend të veçantë në historinë dhe zemrat tona”, shkroi ndër të tjera ajo në Twitter./Gazeta Sinjali/