Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, sot do të jetë në vizitë zyrtare në Shkup, transmeton Gazeta Sinjali.
Ambasada Kosovës në Shkup ka njoftuar se Gërvalla nesër do të zhvilloj vizitën e parë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.
“Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës, SH.S.Znj. Donika Gërvalla nesër do të zhvilloj vizitën e parë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut“, thuhet ndër të tjera në njoftimin e ambasadës në Facebook.
Ajo do të pritet nga krerët institucional si presidenti Stevi Pendarovski, kryetari i Kuvendit, Xhafer Tahiri, kryeministri Zoran Zaev, zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi dhe Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani.
Temë kryesore e takimeve do të jetë avancimi i raporteve miqësore dypalëshe në rrafshin politik, ekonomik, atë të mbrojtjes si dhe në fusha tjera të interesit të përbashkët.
Ministrja, gjithashtu do të ketë agjendë të ngjeshur me aktivitete tjera me institucione lokale dhe aktivitete tjera kulturore./Gazeta Sinjali/