Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, po qëndron në një vizitë zyrtare në Portugali.
Në një intervistë për gazetën portugeze “Diario de Noticias”, Gërvalla ka folur për bashkimin me Shqipërinë.
Më konkretisht është pyetur nga gazeta në fjalë, nëse ka ende ideale për t’u bashkuar apo do vazhdohet me ndërtimin e dy shteteve edhe përkundër faktit se janë të një etnie dhe një gjuhe
Shefja e diplomacisë kosovare ka thënë se përkundër kësaj Shqipëria mbetet shtet fqinj dhe partneri ynë më i rëndësishëm.
“Është fqinji ynë i parë dhe partneri ynë më i rëndësishëm”
Me tutje, ajo ka thënë se Kosova dhe Shqipëria mund të anëtarësohen bashkë në Bashkim Evropian.
“Republika e Kosovës nuk po shkon askund, është një realitet, dhe ne po punojmë shumë dhe fort për të ndërtuar një shtet demokratik, të drejtë dhe të begatë që së bashku me Shqipërinë të mund të anëtarësohemi në Bashkimin Evropian në të ardhmen”, ka thënë Gërvalla.