image Gërvalla: Procesi i Berlinit ofron siguri, nismat tjera rajonale janë të dëmshme

Politikë

Gërvalla: Procesi i Berlinit ofron siguri, nismat tjera rajonale janë të dëmshme

news image

Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla, gjatë një takimi virtual me ministren britanike për Fqinjësi Evropiane dhe Amerikë, Wendy Morton, ka folur për procesin e Berlinit dhe nismat tjera rajonale.

Ministrja Gërvalla ka theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës ndaj arritjes së marrëveshjeve të përbashkëta në dobi të qytetarëve në kuadër të Procesit të Berlinit.

“Procesi i Berlinit, duke pasur BE-në përbrenda ofron siguri dhe qëndrueshmëri. Janë të panevojshme dhe madje të dëmshme iniciativat rajonale, të cilat përpiqen të paraqiten si alternativë ndaj Procesit të Berlinit dhe madje edhe ndaj BE-së”, ka thënë ajo duke iu referuar nismës Ballkani i Hapur.

Gërvalla e ka njoftuar Morton, me angazhimin e Qeverisë për forcimin e shtetit ligjor, zhvillimin ekonomik. Ndërsa ministrja Morton ka ritheksuar qëndrimin mbështetës të Britanisë së Madhe për angazhimin e Kosovës në forcim të subjektivitetit ndërkombëtar.

/Gazeta Sinjali/