image Gërvalla pret në takim ambasadorin turk në Kosovë, nuk përmendet Ambasada e Kosovës në Jerusalem

Kosovë

Gërvalla pret në takim ambasadorin turk në Kosovë, nuk përmendet Ambasada e Kosovës në Jerusalem

news image

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të MPJD-së, në këtë takim është diskutuar për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve si dhe për zbatimin e marrëveshjeve bilaterale.

“Ministrja Gërvalla ka falënderuar ambasadorin turk për partneritetin dhe ndihmën që Turqia i ka ofruar në vazhdimësi Kosovës, në të gjitha sferat përgjatë shtetndërtimit”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Gazeta Sinjali/