Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit të MPJD-së, në këtë takim është diskutuar për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve si dhe për zbatimin e marrëveshjeve bilaterale.
“Ministrja Gërvalla ka falënderuar ambasadorin turk për partneritetin dhe ndihmën që Turqia i ka ofruar në vazhdimësi Kosovës, në të gjitha sferat përgjatë shtetndërtimit”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Gazeta Sinjali/