image Gërvalla pret në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë

Politikë

Gërvalla pret në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë

news image

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës,  Donika Gërvalla, ka pritur në takim pune ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, raporton Gazeta Sinjali.

Temë diskutimi në këtë takim ishte bashkëpunimi dy palësh në sektor të rëndësishëm, thuhet në njoftim.

Temë tjetër në të cilën u diskutua mes palëve ishte edhe situata me pandeminë COVID-19.

Postimi i plotë:

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim pune ambasadoren e Finlandës në Kosovë, znj. Pia Stjernvall.

Bashkëpunimi dypalësh në sektor të rëndësishëm ishte temë diskutimi në këtë takim.

Palët vlerësuan se përkushtimi i institucioneve për të luftuar krimin dhe korrupsionin është element pozitiv që do të hap mundësi të reja për Kosovën, e posaçërisht kur është fjala për investime të huaja direkte.

Më tej palët diskutuan për çështje evropiane dhe rajonale. Situata me pandeminë Covid-19 gjithashtu ishte temë për të cilën u bisedua.

Ambasadorja Stjernvall ripërsëriti qasjen mbështetëse të Finlandës ndaj agjendës evropiane të Kosovës si dhe ndaj angazhimit për forcim të subjektivitetit ndërkombëtar./GazetaSinjali/