image Gërvalla përplaset me diplomatin serb për Mini-Schengenin: Është kurth

Politikë

Gërvalla përplaset me diplomatin serb për Mini-Schengenin: Është kurth

news image

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, është përplasur me Sekretarin e Shtetit serb, Nemanja Staroviq, lidhur me çështjen e Mini-Schengenit përgjatë Forumit të Dubrovnikut të mbajtur të shtunën.

Kryediplomatja kosovare e ka kundërshtuar iniciativën e “Mini-Schengenit” duke e konsideruar atë si “false dhe kurth”, derisa tha se nuk duhet të shihet si alternativë për integrim në BE.

Në anën tjetër, diplomati serb ka shprehur befasi lidhur me kritikat e kryediplomates Gërvalla-Schwarz.

“E Kemi nisur si Republikë e Serbisë me Maqedoninë dhe Shqipërinë. As nuk është zëvendësim për integrimin në BE, por është diçka që e plotëson dhe që shkon paralelisht, duke mos pasur nevojë të presim që diçka të ndodhë”, ka thënë ai.

Ndër të tjera ai ka thënë se edhe pse është nisur si projekt nga Beogradi, Shkupi e Prishtina, Mini-Shengeni është i hapur për të gjithë rajonin.

Ndërkaq, në mesin e pikave të marrëveshjes së Uashingtonit të arritur në shtator të vitit të kaluar mes Kosovës dhe Serbisë, përfshihet edhe zbatimi i projektit të Mini-Schengenit. /Gazeta Sinjali/