image Gërvalla për hartën rreth kufijve: Tepër e rrezikshme, nxit konflikte

Politikë

Gërvalla për hartën rreth kufijve: Tepër e rrezikshme, nxit konflikte

news image

Ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, ka takuar sot homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Bujari Osmanin. Gërvalla në konferencën e përbashkët për media tha se dizajnimi i ri i kufijve në Ballkan, siç u raportua në disa media sllovene, është një ide “tepër e rrezikshme që do të nxiste konflikte të reja në rajon”, shkruan Gazeta Sinjali.

Në konferencën e përbashkët që pati me homologun e saj nga Maqedonia e Veriut, Bujar Osmani, ajo ka thënë se qëndrimi i Kosovës është shumë i qartë dhe kundër çdo ndryshimi kufijsh.

“E kemi ndjekur me shumë shqetësim daljen në media të letrave të tilla, të tezave të tilla që edhe përmendja e tyre është tepër e rrezikshme për rajonin. Në vitin 2018 kemi pasë tendenca për gjetjen e zgjidhjes me shkëmbime të territoreve, në ndarje të vendit në bazë të linjave etnike. Për ne është shumë e qartë që nuk është opsion ajo që shkruhet nëpër letra të tilla, pavarësisht ku janë autorët apo nëse janë menduar thjesht si teza për t’u diskutuar apo implementuar. Shumë i qartë është qëndrimi ynë që këtë e shohim të rrezikshme dhe do të duhet që të gjitha palët të ishin shumë të kujdesshme sepse në këtë formë cyten konflikte të reja, të cilat për rajonin tonë janë krejtësisht të panevojshme”, tha ajo.

Ministrja Donika Gërvalla tutje ka thënë se rreth 30 marrëveshjet e lidhura me Maqedoninë e Veriut në shumë fusha, takimet e vizitat, përbëjnë model të fqinjësisë së mirë, ndërsa e vlerësoi atë partner strategjik për Kosovën.

Gërvalla ka thënë se ka nevojë për koordinim më të mirë mes dy qeverive për të lehtësuar qarkullimin e mallrave.

Për të lehtësuar më tej qarkullimin e mallrave dhe të njerëzve ka nevojë për koordinim më të mirë mes dy qeverive për lehtësimin e parimit kufitar. Kosova dhe Maqedonia janë duke lëvizur drejt të njëjtit cak, që është integrimi në BE”, ka shtuar ajo.

/Gazeta Sinjali/