image Gërvalla për Asociacionin: Nuk duam të paralizohemi si Bosnja

Politikë

Gërvalla për Asociacionin: Nuk duam të paralizohemi si Bosnja

news image

Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe dhe iniciativa e “Ballkanit të Hapur”, janë cilësuar të dëmshme nga ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla.

Këto qëndrime ajo i bëri gjatë raportimit para deputetëve të Komisionit për Integrime Evropiane, ku ka lënë të nënkuptohet se Marrëveshja e Asociacionit nuk do të zbatohet, pasi sipas saj, asociacioni krijon një Bosnje të dytë në Kosovë.

Vendimet në të kaluarën janë marrë me një lehtësi të jashtëzakonshme. ‘Open Balkan’, Asociacioni janë dy tema që i kemi analizuar dhe janë të dëmshme. Po themi janë të dëmshme dhe do të punojmë që t’ua shpjegojmë atyre që ia duan të mirën se janë të dëmshme. Asociacioni e krijon një Bosnje të dytë në Kosovë. Nuk duam të paralizohemi si Bosnja. Nuk e kemi luksin t’i zbatojmë marrëveshjet që janë të dëmshme”, ka thënë ajo. /GazetaSinjali/