image Gërvalla pas takimit me homologun suedez: Biseduam për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Politikë

Gërvalla pas takimit me homologun suedez: Biseduam për anëtarësimin e Kosovës në KiE

news image

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se në takim me homologun e saj suedez, Tobias Billstrom kanë diskutuar për bashkëpunim në të ardhmen.

Sipas saj, Suedia ka një plan afatgjatë rreth bashkëpunimimit me Kosovën.

“Diskutuam edhe bashkëpunimin që do të kemi në të ardhmen, pra jo vetëm atë të së kaluarës,  sepse Suedia ka një plan afatgjatë rreth bashkëpunim me Kosovën dhe ky plan parasheh mundësi të shumta se si dy vendet tona do të mund ta nxisin dhe intesifikojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat”, tha ajo.

Gërvalla tha se në takim me Billstrom folën për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Biseduam edhe rreth procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillim e Evropës, siç e dini Kosova ka aplikuar në Këshillin e Evropës gati një vit më parë. Janë kryer disa prej procedurave të  rëndësishme të parapara me statutin dhe me rregullat e Këshillit të Evropës dhe ndërkohë kërkesa jonë pritet që në një kohë jo të largët të kalojë më në fund nga Këshilli i Ministrave, në Asamblenë Parlamentare, e cila është institucioni i cili do të duhej të verifikonte plotësimin e standardeve dhe të kushteve nga ana e Kosovës”.

“Ne jemi shumë optimist për një proces fer ndaj Kosovës dhe shpresojmë dhe presim që së shpejti të kemi lëvizje edhe në këtë drejtim. Ne jemi të gatshëm për të plotësuar të gjitha kushtet dhe kërkojmë vetëm një anëtarësim meritor”, u shpreh tutje ajo.

/GazetaSinjali/