image Gërvalla nga Forumi Strategjik i Bledit: Nuk duam privilegje, por na lejoni të bëhemi pjesë e këtij unioni
[wp-story id="814678"]

Politikë

Gërvalla nga Forumi Strategjik i Bledit: Nuk duam privilegje, por na lejoni të bëhemi pjesë e këtij unioni

news image

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ndodhet për vizitë në Slloveni, ku po merr pjesë në Forumin e Bledit, bashkë me liderët e rajonit dhe vendeve tjera evropiane.

Në paneli e këtij Forumi Strategjik, Gërvalla ka thënë se Kosova nuk po kërkon privilegje e as rrugë të shkurtra, por të bëhet anëtare e këtij unioni.

“Ne nuk kërkojmë privilegje apo rrugë të shkurtra, por kërkojmë që të na vlerësoni me vlerat që i keni për vete dhe të na lejoni të bëhemi anëtarë të këtij unioni në momentin kur ne përvetësojmë të njëjtat vlera”, është shprehur kryediplomatja e Kosovës.

Në Forum po merr pjesë edhe emisari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Ai deklaroi se integrimi i Ballkanit në Bashkimin Evropian nuk ka alternativë dhe se ndihma e BE-së në atë proces është e vetmja përgjigje për krizën e ardhshme ekonomike.

Sipas tij, kërkohet të bëhet ende shumë punë nga shtetet që synojnë BE-në.

“Por shumë më tepër punë duhet bërë nga qeveritë e shteteve në anën e tyre për të bërë të mundur procesin e integrimit, ndërkohë që disa shtete dështojnë të përmbushin fare detyrimet e tyre”, deklaroi Escobar.

/GazetaSinjali/