image Gërvalla në tryezë me Daçiqin në Panelin për Ballkanin Perëndimor në Bled, i pranishëm edhe Lajçak

Politikë

Gërvalla në tryezë me Daçiqin në Panelin për Ballkanin Perëndimor në Bled, i pranishëm edhe Lajçak

news image

Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla do të marrë pjesë sot në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni.

Në panelin  “Ballkani Perëndimor: Gjithçka po ndryshon, por gjithçka mbetet e njëjtë?”, ku do të diskutohen perspektivat e rajonit në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian do të jetë i pranishëm edhe shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq.

Përpos Gërvallës e Daçiqit pjesë e kësaj tryeze që mbahet pasdite është edhe emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Pjesëmarrës në të do të jenë edhe kryediplomatja sllovene, Tanja Fajon, anëtari i Këshillit të Shtetit të Francës, Alexandre Adam, zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Megi Fino, ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani dhe ai i Bosnjë dhe Hercegovinës, Elmedin Konakoviq.

/GazetaSinjali/