Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është duke qëndruar në Kamerun për të marr pjesë në Forumin e Frankofonisë.
Në njoftim thuhet se Gërvalla është duke e shfrytëzuar mundësinë e takimit me përfaqësues të shteteve anëtare të Frankofonisë nga Afrika që nuk e kanë njohur Kosovën.
Ajo është duke lobuar që këto shtete ta njohin Kosovën.
“Me ftesë të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla po merr pjesë në Konferencën Ministrore të Frankofonisë, e cila si temë qendrore ka “Qeverisja e mirë: Garancia e stabilitetit politik, ekonomik dhe kulturor për qytetarët frankofonë”.
Republika e Kosovës është anëtare e asociuar e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë dhe statusin e vet synon ta avancojë në anëtar me të drejta të plota në Samitin e ardhshëm të kësaj Organizate që do të mbahet vitin e ardhshëm në Francë.
Në margjinat e kësaj konference dyditore, Ministrja Gërvalla po shfrytëzon mundësinë e takimeve me shumë përfaqësues të shteteve anëtare Frankofone nga Afrika dhe jo vetëm, kryesisht shtete që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës, me qëllim lëvizjen e tyre në drejtim të njohjes sa më parë të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Conférence ministérielle de la @OIFrancophonie à Yaoundé, Cameroun.
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) November 4, 2023
88 pays et gouvernements, représentant plus de 320 millions de citoyens.
🇽🇰 est membre associé de l'OIF depuis 2018. Nous sommes fiers de faire partie de la grande famille de la Francophonie. pic.twitter.com/NV9UXUKfJA