image Gërvalla në Ditën e Çlirimit: Pas krimeve të Serbisë, u ngritëm dhe ndërtuam një shtet të fortë

Kosovë

Gërvalla në Ditën e Çlirimit: Pas krimeve të Serbisë, u ngritëm dhe ndërtuam një shtet të fortë

news image

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se më 12 qershor 1999 i ishte dhënë fund shtypjes dhe gjenocidit të Serbisë.

Ajo ka thënë në Ditën e Çlirimit se populli i Kosovës arriti që të ngritet dhe ta krijojë shtetin pas të bëmave të Serbisë.

“Me ndihmën e NATO-s, makineria serbe përfundimisht ishte ndalur. Ne menjëherë nisëm të rindërtojmë rrugët dhe ndërtesat e dëmtuara. U ngritëm prapë dhe ndërtuam një shtet të fortë, krenar dhe të pavarur, sepse qytetarët e Kosovës kurrë nuk e humbën besimin dhe kurrë nuk do ta humbin.

Ne kurrë nuk i harrojmë viktimat, heronjtë dhe luftëtarët tanë të guximshëm”, ka shkruar Gërvalla.

/GazetaSinjali/