image Gërvalla – Musliut: Turp të merresh me pamjen, mendo dy herë se a duhet përdorur kjo gjuhë në skenën politike

Politikë

Gërvalla – Musliut: Turp të merresh me pamjen, mendo dy herë se a duhet përdorur kjo gjuhë në skenën politike

news image

Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla ka komentuar gjuhën e përdorur të deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu ndaj presidentes Vjosa Osmani, e cila tha se “Do të mbahesh në mend si një GRUA që hyri në Presidencë me 100 kg e do të dalë nga aty me 50 kg”.

Gërvalla tha se të merresh me pamjen e politikanëve është dukuri e ulët, duke shtuar se është turp të merresh me tema të tilla.

“Marrja me pamjen e politikaneve të këtij vendi, është ndoshta dukuria më e ulët. Është  marre të merresh me tema të tilla”.

Kryediplomatja tha se për aq kohë sa është në skenën politike kosovare asnjëherë nuk është marrë me pamjen e politikanëve.

Ajo madje tha se deputetja Musliu duhet ta mendojë dy herë se a është ajo gjuhë e duhur të përdoret në skenën kosovare politike.

“Në asnjë moment të caktuar, kam 31 vjet që jam në skenën politike të këtij vendi, në asnjë moment nuk do të gjeni asnjë deklaratë që ka të bëjë me pamjen e deputeteve, ministreve apo deputetëve e ministrave.  Asnjëherë nuk jam marrë me pamjen e tyre dhe degradimin e tyre e me linçimin e tyre. Nëse deputetja Musliu konsideron që kjo është gjuha që duhet të përdorur në skenën tonë politike, ajo duhet ta mendoj dy herë a është kjo gjuha e duhur, unë mendoj që nuk është”, tha ajo në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7.

/GazetaSinjali/