Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka takuar homologun e saj nga Letonia, Krišjānis Kariņš, shteti i të cilin mban aktualisht Presidencën e Këshillit të Europës.
Ajo tha se me të diskutoi për aplikimin e Kosovës në KiE dhe për sigurinë në rajon, derisa tha se ka kërkuar sanksionimin e Serbisë.
“Mirënjohës për bisedën e hollësishme me ministrin e Jashtëm të Letonisë Krišjānis Kariņš. Diskutuam për aplikimin e Kosovës në Këshill të Europës dhe çështjet thelbësore të sigurisë në rajon. U kërkua për veprime kolektive, përfshirë sanksionet e BE-së, në përgjigje të agresionit të Serbisë kundër Kosovës”, ka shkruar Gërvalla.
Grateful for the insightful conversation with Latvian FM @krisjaniskarins. Discussed Kosova's @coe bid and the crucial security issues in the region.
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) October 11, 2023
Urged for collective action, including EU sanctions, in response to Serbia's aggression against Kosova. 🇽🇰🇱🇻 pic.twitter.com/U2YdoJ2GzD
Lidhur me këtë ka shkruar edhe diplomati Karins, i cili tha se Letonia e mbështet Kosovën në anëtarësimin në Këshillin e Evropës.
“Takim kuptimplotë me Ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës @gervallaschwarz. Temat kryesore të diskutimit – situata e sigurisë rajonale dhe aspiratat e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Letonia mbështet ofertën e Kosovës për anëtarësim në KiE, pasi vendet me të njëjtin mendim duhet të qëndrojnë së bashku”, ka shkruar ai në rrjetin social X.
Meaningful meeting with Kosovo Minister of Foreign Affairs @gervallaschwarz. Main discussion themes – regional security situation and Kosovo's aspirations to join the Council of Europe. Latvia🇱🇻 supports Kosovo's🇽🇰 bid for @coe as likeminded countries have to stick together. pic.twitter.com/KbwDahgLGb
— Krišjānis Kariņš (@krisjaniskarins) October 11, 2023
/GazetaSinjali/