image Gërvalla me huqjen e radhës në Twitter

Politikë

Gërvalla me huqjen e radhës në Twitter

news image

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, nuk po i ndal dot huqjet në rrjetin social Twitter, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë herë Gërvalla në një mesazh ku ka ngushëlluar familjet e viktimave në Spitalin e Tetovës , në vend se t’ia bënte “tagg” ministrit të Jashtëm të Maqedonisë, Bujar Osmani, ia ka bërë “tagg” një personi krejt tjetër.

Por, pasi ajo ka vërejtur gabimin, e ka fshirë postimin për ta rishkruar atë.

Kjo nuk është hera e parë që Gërvalla po bën huqje të tilla, të mërkurën ajo duke ia uruar Ditën e Pavarësisë, Andorrës, kishte ngatërruar flamurin duke e vendosur atë të Moldavisë. /Gazeta Sinjali/

No description available.