Ambasadorët e shteteve anëtare të Këshillit të Evropës në Strasburg në mëngjesin e sotëm i ka mirëpritur ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, shkruan Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi në Twitter nga Ministria e Jashtme e Kosovës thuhet se Kosova meriton të jetë shteti anëtar i radhës i Këshillit të Evropës.
“Një mëngjes shumë produktiv. Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Jashtme Donika Gërvalla shtroi një mëngjes për ambasadorët e shteteve anëtare të KiE. Pati shkëmbime të dobishme. Të qenit i hapur dhe i guximshëm është e para. Si një vend i vërtetë evropian dhe demokratik, Republika e Kosovës meriton të jetë anëtarja e radhës me të drejta të plota në KiE”, ka njoftuar Ministria e Jashtme e Kosovës.
Në Strasburg, Gërvalla ka takuar edhe presidentin e Asamblesë Parlamentare të KiE, Tiny Kox, me të cilin tha se pati një diskutim të mirë për aplikimin e Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin Evropian.