image Gërvalla: Kosova nuk duhet ta fajësojë Evropën për gabimet e veta

Politikë

Gërvalla: Kosova nuk duhet ta fajësojë Evropën për gabimet e veta

news image

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në një panel diskutimi në Forumin e Dubrovnikut ka thënë se Kosova nuk duhet të fajësojë BE-në për gabimet e saj, përcjell Gazeta Sinjali.

Tutje ministrja ka lënë të nënkuptohet se vendi akoma nuk ia ka dalë në integrimin drejt BE-së e as për liberalizim të vizave.

 “Duhet të vlerësohet, pavarësisht të gjitha vështirësive dhe prapambetjes, Bashkimi Evropian na ka ofruar më të mirën që ka mundur, perspektivën e anëtarësimit në projektin më të suksesshëm në historinë e Evropës”.

Për këtë arsye, e më shumë për veten tonë, ne duhet t’i bëjmë detyrat e shtëpisë, duhet që ta zbatojmë sundimin e vërtetë të ligjit, duke përfshirë luftën kundër korrupsionit, duhet të garantojmë liri të medias, duhet të zhvillojmë vërtetë reformën në drejtësi… nuk ia kemi dalë akoma, dhe nuk kemi arsye ta fajësojmë Evropën për gabimet tona”, ka thënë ajo.

Gërvalla ka shtuar se nuk duhet ta mashtrojmë vetën tonë duke menduar se i kemi përfunduar të gjitha detyrat e shtëpisë. Sipas saj vendi ynë nuk duhet të bllokohet rreth të ashtuquajturit mini-shengen.

Askush këtu nuk duhet ta mashtrojë veten duke thënë ose menduar se do të mund të kishim qasje pa i përmbushur detyrat e shtëpisë, Kosova, qeveria jonë dhe qytetarët tanë nuk do të bllokohen drejt ndarjes, cinizmit dhe alternativave tjera siç është i ashtuquajturi mini-shengeni”, ka shtuar Gërvalla./Gazeta Sinjali/