image Gërvalla: Kjo Qeveri nuk do ta shkelë kurrë Kushtetutën, as kur e kërkojnë miqtë më të ngushtë - Sinjali

Gërvalla: Kjo Qeveri nuk do ta shkelë kurrë Kushtetutën, as kur e kërkojnë miqtë më të ngushtë

news image

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Twitter¸ ka thënë se qeveria nuk do ta shkelë kurrë Kushtetutën. E kjo nuk do të ndodhë as kur e kërkojnë miqtë më të ngushtë.

Përkundër që nuk është ligjore, ambasadorët e Quint-it sot kërkuan nga qeveria e Kosovës që ta lejojë Serbinë të mbajë referendumin e saj edhe në territorin e Kosovës.

Kjo gjë u kundërshtua nga qeveria, e vendimi i tyre u mbështet edhe nga opozita.

Ministrja e Jashtme garantoi se përkundër aleatëve më të ngushtë të Kosovës, siç janë shtetet e Quint-it, Kushtetuta nuk do të shkelet kurrë.

Kjo qeveri kurrë nuk do ta shkelë Kushtetutën, as kur kërkohet nga miqtë më të ngushtë”, ka shkruar Gërvalla.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin