Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka deklaruar se është iluzion që të mendosh se një i ri në Kosovë mund të jetë diplomat më i efektshëm se një i ri nga mërgata, i cili e njeh më mirë kulturën e shteteve evropiane, shkruan Gazeta Sinjali.
Gërvalla shprehet se është e vështirë ta përgatisësh një të ri nga Kosova për një mision diplomatik në Evropë.
Ajo supozon se ata që jetojnë atje, i njohin veçoritë e vendit dhe si të tillë ajo i sheh si më kompetentë për misione diplomatike, duke shfrytëzuar dijen e tyre të cilën vështirë mund ta “thithim” tjetër kah.