image Gërvalla i bën thirrje Vuçiqit: Menjëherë lironi policët tanë - Perëndimi të mbrojë aleatët

Politikë

Gërvalla i bën thirrje Vuçiqit: Menjëherë lironi policët tanë – Perëndimi të mbrojë aleatët

news image

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gervalla, deklaroi se rrëmbimi i tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga regjimi i Vuçiqit thellë brenda territorit të Kosovës, është përsëritja e praktikës kriminale të Millosheviqit.

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Twitter, ministrja shton se ky përshkallëzim shërben si një thirrje zgjimi për të gjithë ata që njohin përshkallëzimin e luftërave ballkanike të viteve 1990.

“Kjo është e paimagjinueshme pa pranimin e vazhdueshëm të dhunës së Vuçiqit nga aktorë të rëndësishëm ndërkombëtarë. Ky akt i agresionit ndërkombëtar është një provë e qartë e Perëndimit”.

“Vuçiqi padyshim do të përshkallëzohet më tej në të gjithë rajonin nëse nuk ka një ndalesë të qartë nga NATO”, shkroi Gërvalla.

Gërvalla tutje i ka bërë thirrje Vuçiqit që t’i lirojë menjëherë policët, ndërsa nga Perëndimi kërkon që të ngrihet në mbrojtje të aleatëve dhe të ndalojë përshkallëzimin e Vuçiqit.

/GazetaSinjali/