image Gërvalla: Dronët e konfiskuara të terroristëve serbë, dëshmi për përfshirjen e Serbisë në sulmin e 24 shtatorit

Politikë

Gërvalla: Dronët e konfiskuara të terroristëve serbë, dëshmi për përfshirjen e Serbisë në sulmin e 24 shtatorit

news image

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka komentuar pamjet të cilat të dielën i publikoi ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ku terroristët që sulmuan Policinë e Kosovës më 24 shtator, shihen duke u stërvitur brenda territorit serb.

Këto pamje i ka publikuar në Twitter kryeministri Albin Kurti, ndërkaq pas tij edhe kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla.

Sigurimi i pamjeve është mundësuar përmes dronëve të terroristëve të cilat i ka konfiskuar Policia e Kosovës.

”Dronët e sekuestruar nga grupi terrorist kanë dhënë dëshmi të tjera për përfshirjen e drejtpërdrejtë të Serbisë në sulmet kundër Republikës së Kosovës“, ka shkruar Gërvalla.

/GazetaSinjali/