image Gërvalla: Asnjëherë me qetësimin e kriminelëve, vetëm me shtetin ligjor

Politikë

Gërvalla: Asnjëherë me qetësimin e kriminelëve, vetëm me shtetin ligjor

news image

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka reaguar pas takimit të Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel, ku nuk është arritur marrëveshja sa i përket çështjeve të targave.

Gërvalla përmes një postimi në Twitter, deklaroi se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Kjo mund të arrihet në mënyrë të qëndrueshme vetëm me zgjidhje të drejta dhe të drejta, me njohjen reciproke në qendër. Asnjëherë me qetësimin e ngatërrestarëve dhe kriminelëve, vetëm me shtetin ligjor”, ka shkruar diplomatja kosovare.

/GazetaSinjali/