image Gerrard i rikthehet fitoreve me Aston Villan, mposht Leicester Cityn

Futboll

Gerrard i rikthehet fitoreve me Aston Villan, mposht Leicester Cityn

news image

Aston Villa ka arritur që t’i rikthehet fitoreve në Premierligë, pas humbjes nga Manchester Cityt, shkruan Sinjali Sport.

Villa e mposhti Leicester Cityn me rezultat 2-1.

Barnes kaloi mysafirët ne avantazh, megjithatë vendasit rikthyen rezultatin në favor me dy golat e Konsas.

Me këtë fitore skuadra e Gerrardit arkëton 19 pikë në pozitën e dhjetë, përderisa dhelprat kanë po aq pikë por një pozitë më poshtë në atë të 11-tin.

Kjo ishte fitora e tretë për Steven Gerrard nën udhëheqjen e skuadrës së re, derisa ka edhe një humbje.

 /Gazeta Sinjali Sporti/