image Gërmonte me ekskavator në autostradë, intervenojnë inspektorët e Ministrisë së Infrastrukturës

Kosovë

Vërmicë/ Gërmonte me ekskavator në autostradë, intervenojnë inspektorët e Ministrisë së Infrastrukturës

news image

Një person në Vërmicë të Prizrenit ka vendosur që të gërmojë me ekskavator në zonën e autostradës.

Siç njofton Policia, në vendin e ngjarjes kanë dalë inspektorët e Ministrisë së Infrastrukturës duke i ndërprerë punimet.

“Fsh. Vermice, Prizren 04.04.2020 – 09:45. I dyshuari mashkull K ka bërë disa gërmime me ekskavator në zonën e autostradës. Në vendin e ngjarjes kanë dalur inspektorët e Ministrisë së Infrastrukturës dhe kanë ndërprerë punimet dhe kanë vendosur shiritin e sigurisë”, ka njoftuar Policia.

Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt. /Gazeta Sinjali/