image Gent Cakaj thumbon Albin Kurtin: Unë nuk i ndërroj qëndrimet varësisht prej rrethanave politike

Kosovë

Politikë/ Gent Cakaj thumbon Albin Kurtin: Unë nuk i ndërroj qëndrimet varësisht prej rrethanave politike

news image

Ministri në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka deklaruar se ai nuk i kundërpërgjigjet akuzave dhe deklaratave të Albin Kurtit.

Cakaj ka thumbuar kryeministrin Albin Kurti duke thënë se ‘nuk i ndërroj qëndrimet politike varësisht prej situatave politike’.

“Unë e di një gjë tjetër, atyre që ju them tradhtar të Kombit e argat të Serbisë dhe bëjë akuza të gjithëfarë lloji. Unë nuk i ndërroj qëndrimet varësisht prej rrethanave politike”, ka thënë ministri në detyrë.

Cakaj ka thënë se politika zgjat më shumë se një mandate dhe jeta më shumë se një sfidë.

“Ndaj dhe jam i kujdesshëm në atë çfarë them sepse politika zgjat më shumë se një mandat dhe jeta është më shumë se një sfidë, më tepër se një problem”, ka thënë Gent Cakaj. /Gazeta Sinjali/