image Gent Cakaj thirrje Bosnje e Hercegovinës dhe Serbisë që ta njohin Kosovën

Shqipëri

Gent Cakaj thirrje Bosnje e Hercegovinës dhe Serbisë që ta njohin Kosovën

news image

Ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme në detyrë i Shqipërisë, ka kërkuar nga dy homologët e tij, nga Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia, që ta njohin Republikën e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Cakaj theksoi se nuk mund të ketë bashkëpunim të qëndrueshëm dhe afatgjatë rajonal, pa qasje përfshirëse, trajtim të barabartë dhe njohje të ndërsjellë.

Po ashtu, ai tha se njohja e Kosovës është një hap i rëndësishëm, jo vetëm në procesin e pajtimit ndëretnik në Ballkan, por edhe në rritjen e kapaciteteve të përgjithshme rajonale për anëtarësim më të shpejtë në Bashkimin Evropian.

“Po ashtu, kemi bërë thirrje për liberalizim sa më të shpejtë të vizave me Republikën e Kosovës, duke marrë parasysh plotësimin e të gjitha kushteve të nevojshme teknike. Çdo vonesë në këtë proces do ta dëmtojë besueshmërinë në aftësitë vendimmarrëse të Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor”, tha ndër të tjera ministri Cakaj.

Postimi i plotë:

Sot, në mbledhjen virtuale të ministrave të jashtëm në kuadër të Procesit të Berlinit, i kam kërkuar Ministres së Jashtme të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Ministrit të Jashtëm të Serbisë, të njohin sa më parë Republikën e Kosovës.

Nuk mund të ketë bashkëpunim të qëndrueshëm dhe afatgjatë rajonal, pa qasje përfshirëse, trajtim të barabartë dhe njohje të ndërsjellë.

Në këtë kuptim, njohja e Kosovës është një hap tejet i rëndësishëm, jo vetëm në procesin e zhvillimit ekonomik e pajtimit ndëretnik në Ballkanin Perëndimor, por edhe në rritjen e kapaciteteve të përgjithshme rajonale për anëtarësim më të shpejtë në Bashkimin Evropian.

Po ashtu, kemi bërë thirrje për liberalizim sa më të shpejtë të vizave me Republikën e Kosovës, duke marrë parasysh plotësimin e të gjitha kushteve të nevojshme teknike.

Çdo vonesë në këtë proces do ta demtojë besueshmërinë në aftësitë vendimmarrëse të Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor./Gazeta Sinjali/