image "Gënjeshtër e hapur", Bërnabiq mohon që nuk u fotografua pranë flamurit të Kosovës në Samitin e Berlinit

Politikë

“Gënjeshtër e hapur”, Bërnabiq mohon që nuk u fotografua pranë flamurit të Kosovës në Samitin e Berlinit

news image

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq në një deklaratë për mediat serbe, ka mohuar lajmin për mungesën e saj në foton familjare në samitin e procesit të Berlinit në Tiranë.

Ajo e ka cilësuar lajmin ‘gënjeshtër të hapur’.

“Nuk është thjesht dezinformim, është gënjeshtër e hapur. Jam në foto. Qeveria e Serbisë ka publikuar foton e Samitit, unë jam aty. Nuk ka treguar asnjë njeri kur do të dalim në foto. Jam në fotografi, kam pasur takime, kam dal pak me vonesë, por kam qenë aty”, tha Bërnabiq raporton Euronews.

Bërnabiq nuk u bashkua me liderët në kohën kur do bëhej fotoja familjare, e që shkas për të u raportua se u bë shfaqja e flamurit të Kosovës. Ajo u bashkua liderëve vetëm pak minuta më vonë për të shijuar vallet popullore që qeveria shqiptare kishte organizuar.

/GazetaSinjali/