image Scholz demanton Bërnabiqin, publikon fotografinë familjare të Samitit ku ajo s'shihet aty

Shqipëri

Scholz demanton Bërnabiqin, publikon fotografinë familjare të Samitit ku ajo s’shihet aty

news image

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka publikuar fotografinë familjare të Samitit të Procesit të Berlinit që nisi sot në Tiranë, por që në fotografi ka refuzuar të jetë kryeministrja serbe Ana Bërnabiq. Në prapavijë shihen flamujt e vendeve pjesëmarrëse, ndër ta edhe flamuri i Republikës së Kosovës, i cili dyshohet të jetë shkaktari i mungesës së saj në këtë fotografi.

Nga ana tjetër Qeveria e Serbisë ka mohuar që kryeministrja e tyre Bërnabiq, ka refuzuar të dalë në fotografinë e përbashkët në samitin e Procesit të Berlinit, për shkak të flamurit të Kosovës.

”Qeveria e Republikës së Serbisë është e detyruar të mohojë shkrimet e disa mediave rajonale dhe vendase, të cilat raportojnë se kryeministrja Ana Brnabiq ka refuzuar të fotografohet me liderë të tjerë gjatë pjesëmarrjes në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë”, thuhet në reagimin e tyre.

Teksa vetë Bërnabiq raportimet e tilla i cilësoi si dezinformata e gënjeshtra.

“Nuk është thjesht dezinformim, është gënjeshtër e hapur. Jam në foto. Qeveria e Serbisë ka publikuar foton e Samitit, unë jam aty. Nuk ka treguar asnjë njeri kur do të dalim në foto. Jam në fotografi, kam pasur takime, kam dal pak me vonesë, por kam qenë aty”, tha Bërnabiq.

Gjithsesi, kancelari gjerman ka deklaruar se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian.

“E ardhmja e Ballkanit Perëndimor qëndron në Bashkimin Evropian. Ky premtim vlen, edhe nëse aktualisht po vuajmë pengesa në rajon. Ne kemi nevojë për kohezion në Ballkanin Perëndimor dhe një zgjidhje të qëndrueshme për konfliktet që kanë zier për një kohë të gjatë”, shkruan ai ndër të tjera në platformën “X”.

/GazetaSinjali/