image Bërnabiq: S'mund të nënshkruhet marrëveshje tjetër me Prishtinën përveç asaj që është arritë më 2013

Rajon

Bërnabiq: S’mund të nënshkruhet marrëveshje tjetër me Prishtinën përveç asaj që është arritë më 2013

news image

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq nuk është shprehur optimiste për të dialoguar me Kosovën për çështjen e targave. Bërnabiq pretendon se Kosova ka shkelur marrëveshjet e Brukselit të nënshkruara më 2013, transmeton Gazeta Sinjali.

“Unë nuk jam optimiste, nuk e di se çfarë lloj marrëveshjeje shtesë mund të arrihet pasi Prishtina ka shkelur të gjitha marrëveshjet e arritura më parë, ndërsa ne duam vetëm që ato marrëveshje të nënshkruara të respektohen”, tha ajo.

“Marrëveshja e Brukselit është nënshkruar në vitin 2013 – ajo duhet të zbatohet dhe nuk mund të transferohet në marrëveshje të tjera, tha kryeministrja serbe Ana Brnabiq për Tanjug.

Brnabiq vuri në dukje se marrëveshja e Brukselit ishte marrëveshja e parë për normalizimin dhe se ajo duhet të zbatohet.

“Ajo tashmë është rënë dakord dhe tashmë është nënshkruar dhe zbatimi i saj është i garantuar nga BE. Nuk mund të thuash: ‘Beogradi i ka përmbushur të gjitha marrëveshjet nga Marrëveshja e Brukselit, ndërsa Prishtina jo ?'” Brnabiq? tha, duke shtuar se kjo ishte “e padrejtë”.

“Nënshkrimi i përfaqësuesit të lartë të BE-së është në atë dokument – nuk e di se si mund të diskutojmë fare gjëra të tilla dhe shpresoj se ky është lajm i rremë ose gjysmë informacion, sepse nuk do të kishte fare kuptim,” tha Bërnabiq.

/GazetaSinjali/